TheorieCheck!

Rreth projektit

TheorieCheck! është një aplikacion i të mësuarit për studentët e autoshkollave të cilët dëshirojnë të marrin patentshoferin e tyre në Gjermani. Projekti është i ndarë në 2 pjesë:

TheoriCheck! Web aplikacioni – i dizajnuar për studentët dhe administrata e autoshkollave. Për studentët: i lejon ata të mësojnë dhe studiojnë materialin, që të kalojnë provimin, i pajis me njohuri rreth progresit të mësimit të tyre, ku janë të metat e tyre, si janë duke ecur me provimin në praktikë dhe më shumë. Gjithashtu ju mundësonë të shikojnë se si janë me vlera kundër studentëve të tjerë, me çka stimulon njëlloj konkurrence dhe kujdesshmëri. 

Në anën e profesorëve, ju lejon të krijojnë dhe të shtojnë student drejtpërdrejtë nga Fahrschule.Live, njëherit të përcjellin progresin e mësimit të studentëve me të njejtat njohuri si studentët. Në këtë mënyrë, ata kanë një eksperiencë të mësimit të personalizuar të çdo student individualisht.

The Mobile App – është I dizajnuar vetëm për studentët. Në Gjermani, pas hulumtit tone kemi ardhur në përfundim që studentët kalojnë shumë kohë duke udhëtuar, nga marrja e trenit, autobusit, ose vozitja me prindërit deri te një qytet tjetër. Kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar këtë aplikacion, që studentët të përdorin këtë kohë në mënyrë productive dhe të mësojnë për provimet e tyre. Për arsye se nuk mund të ketë në ndonjë pjesë të shtetit internet të mirë, ose në tren, ne kemi dizajnuar këtë aplikacion ashtu që të funksionoj edhe offline.

Detajet e projektit