Fahrschule.Live

Rreth projektit

Fahrschule.Live është projekt i ndarë në dy pjesë:

The Fahrschule.live Web App – është sistemi i pare informativ i dizajnuar për nevojat e autoshkollave në Gjermani e cila është tërësisht digjitale. Nga hapi i parë regjistrimi online, deri në momentin e marrjes së patent-shoferit. E kemi provuar disa here deri në momentin e arritjes së zgjidhjes, për përdorim më të leht dhe të jetë më efektiv. Fahrschule.Live përmban të gjitha cilësitë që i nevojiten një autoshkolle. Cilësit më të dukshme janë:

  • Planifikimi i kurseve të teorisë
  • Planifikimi i orëve të vozitjes
  • Regjistrimi online i studentëve
  • Menaxhimi i studentëve dhe informacionet e tyre (historia pagesore, orët, progresi I mësimit),
  • Organizimi i provimeve teori dhe praktikë të autoshkollës
  • Organizimi i email komunikimit me studentët ku administrate ka çasje në të
  • Organizimi i dokumenteve dhe caktimi te studentët, duke përdorur OCR
  • Dërgimi i automatizuar I faturave, dhe përmbledhja e pagesave (me pajtim të palëve)
  • Funksionimi offline

The Fahrschule.live Mobile App – është i dizajnuar për instruktorët e vozitjes të cilët në shumicën e rasteve janë në automobile, dhe ju nevojitet ekstra mobilitet. Ky mobile aplikacion është i dizajnuar për përdorim të lehtë, nga arsyeja që instruktorët e vozitjes janë më në moshë. Ky mobile aplikacion është në dispozicion edhe Android dhe iOS.

Cilësitë më të dukshme të këtij Mobile Aplikacion janë:

  • Moduli i planifikimit të orëve, e cila lejon instruktorëve të vozitjes të planifikojnë klasat e tyre, dhe njëkohësisht të regjistrojnë student po në atë klasë.
  • Moduli i nënshkrimit, i cili lejon studentëve të vozitjes të nënshkruajnë që ata kanë qenë pjesë e një klase, dhe që një fakturë të jetë e nënshkruar me të njejtin nënshkrim.
  • Moduli i provimit, i cili lejon instruktorëve të vozitjes të shkruajnë rezultatet e provimeve të studentëve në system.
Detajet e projektit
  • Kategoritë:Mobile Apps, Web Apps
  • Skills:.NET, MySQL, PHP, Xamarin Android, Xamarin iOS
  • Linku i projektit:https://www.fahrschule.live/
  • Klienti:Fahrschule Fahrfreude